Lajme
“Mos më shti me të ardhë qaty”, Bekë Berisha nervozohet me një deputet
Demokracia
13:07 | 05 Tetor 2023

Share:

Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, sot ka qenë i ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës.

Ai pyeti se ku është ministrja e Jashtme, që nuk po i tregon botës për krimet që kanë ndodhur në Kosovë.

“Po shoh plot deputetë që po dalin dhe mbajnë fjalime se qysh Serbia ka bo krime në Kosovë, qysh na kanë sulmu, na të pafajshëm, nuk u përgjigj kërkush, po na e dimë këto, krejt historinë, por çka është ka bën ministrja e Punëve të Jashtme që krejt këto sene s’po ia tregon botës?! A ka shqiptarë që e din që u dënu ndonjë serb ose u përgjigj për gjenocidin dhe krimet në Kosovë, po jena mbet tu i kallëzu njani tjetrit qysh Serbia është e keqe. Ku është ministrja e Punëve të Jashtme? Kemi boll njerëz nëpër botë le t’iu kallëzon ndërkombëtarëve, për këtë e kemi kërku një hetim të tretë ndërkombëtar. Le t’i tregon botës se cka ka ndodh me popullin tonë, se as për një masakër nuk u përgjigj Serbia kurrë”, tha Berisha.

“Dilni shkoni dikujt kallëzoni nëpër botë, mos na kallëzoni neve”, tha Bekë Berisha.

Më pas ai i është drejtuar njërit prej deputetëve, duke i thënë: ”O ti djalë, ngom se nashta ti mendon që une jom tu bo hajgare, veç mos mshti me të ardhë qaty, s’jam tu bo hajgare. Mos më ndërhyj kur unë jam tu fol”, tha Berisha. /GazetaExress/

Të ngjashme