Lajme
Morena Taraku ka një kërkesë për Albin Kurtin
Demokracia
14:55 | 16 Prill 2021

Share:

Morena Taraku ka reaguar ndaj sjelljes së doktorit në Podujevë, pulomologut Ibrahim Hoti, në të cilën shihet se ai i refuzon ndihmën një qytetari.

Të shumtë ishin personat public që reaguan dhe dënuan këtë sjellje jo humane, e tani edhe modelja dhe këngëtarja Morena Taraku, reagoi ndaj kësaj video, e në të njejtën kohë bëri edhe thirrje për kryeministrin Albin Kurti, transmeton Demokracia.com

“I madh është ai që ka pozitë por ka shpirtin me vete. Pozita dhe profesioni nuk të dallon nga asgjë nga ata që drejtohen drejt teje për ndihmë…Albin Kurti, dashtë Zoti gjëja e parë që kontribuon në Kosovë janë rregullimi i spitaleve dhe rritjen e pensioneve…që ata të jenë të zotët e vetës e mos të lusin as fëmijët e vet e as njerëz në pozitë për nevojat e veta”, ka shkruar Morena në llogarinë e saj në Instagram./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme