ShowBiz
Monika Lubonja përsëri banore në “Big Brother Vip”?
Demokracia
11:37 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Edhe pse të gjithë shpresonim se do të fillonte në fund të këtij viti, edicioni i tretë do të jetë në janar 2024.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Të ftuar sonte në “Shqipëria Live” me Arjon Muça kanë qenë të ftuar Monika Lubonja, Andi Vrapi dhe Liesa Haxhiasllani për të komentuar emrat e përfolur se do të jenë pjesë.

Arjoni: Do rifuteshe aty brenda?

Monika: Do përvishja dhe mëngët do futesha këtë herë, do luaja popullorshen, nuk do rrija me atë rolin që të transmetoj  mesazhe, pozitivitet sepse jo shumë gjëra njerëzit i kuptojnë, ngaqë nisesh për mirë dhe merr tjetër kuptim, do futesha të luaja ‘vendce’ si themi ne andej gjysma vlonjate…

Andi: Ca të mban të mos futesh?

Monika: Me duhen ca emra, të kem përball emra

Arjoni:Do futesh single apo në një martesë 

Monika: Jam shumë e hapur besoj e keni kuptuar, do futesha single po nëse do dali ndonjë bukurosh, zotni, bujrum do i them…

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024