Lajme
Momenti kur u gjet i gjallë i riu i humbur në Shtime
Demokracia
20:14 | 04 Qershor 2023

Share:

Fatmirësisht sot gjatë ditës është gjetur i riu Agon Misini i cili u raportua i zhdukur më datë 02.06. 2023, rreth orës 22:30 nga Komuna e Shtimes.

Që nga dita e raportimit, ekipet e policisë në bashkëpunim të ngushtë me familjarët e tij, banorë të zonës, Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin në kërkim të personit të zhdukur.

Ai u gjet sot rresh orës 14:50 nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në rajonin Shtimes. Gjendja e tij shëndetësore, sipas mjekëve është e mirë.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka ndarë pamjet kur u gjet në gjendje të mirë Agoni.

Të ngjashme