Lajme
Momenti kur mbrojtësja e Azovstal e mbajtur nga rusët për pesë muaj, takon më në fund vajzat e saj
Demokracia
20:19 | 21 Tetor 2022

Share:

Një video e publikuar tregon momentin prekës kur një e burgosur e Azovstal u ribashkua me vajzat e saj.

Siç bëhet e ditur, Emine Dzheppar, zëvendësministrja e parë e punëve të jashtme për Ukrainën, postoi në Twitter videon ku shihet mbrojtësja e Azovstal, Zoryana Repetska që ribashkohet me vajzat e saj. Dzheppar thotë se ajo ishte burgosur nga rusët për pesë muaj.

“Shikoni se si mbrojtësja e Azovstal, Zoryana Repetska takon familjen e saj pas 5 muajsh sa u mbajt nga rusët”, shkroi Dzheppar në postimin e saj.

“Ribashkim i përlotur me vajzat e saj që e prisnin aq shumë nënën e saj”.

Në video shfaqen tre vajza që bërtasin dhe vrapojnë drejt Repetskas duke mbajtur lule dhe duke e përqafuar.

Të hënën, më shumë se 100 gra ukrainase u liruan nga rusët si pjesë e asaj që mendohet të jetë një nga shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve në luftë deri më tani.

Nga ukrainasit, 12 ishin civilë dhe 37 ishin kapur nga forcat ruse pas rënies së fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit në maj. Nuk është e qartë nëse Repetska ishte në mesin e atyre të liruarve.

Të ngjashme