Lajme
Momenti kur Armend Muja futet në mes të përleshjes për ta marrë në mbrojtje Kurtin
Demokracia
12:01 | 13 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka ndërhyrë në përleshjen fizike të ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Pas acarimit dhe përplasjes në mes të deputetit Mergim Lushtaku me Besnik Bislimin dhe Hekuran Muratin, Muja është parë që futet në mes të grumbullit të deputetëve, ministrave e sigurimit të Kuvendit në përpjekjen e tij për ta mbrojtur Kurtin.

Në një moment Muja shihet teksa përpiqet që t’ia vendosur Kurtit dorën në qafë për të marrë nën mbrojtje dhe pastaj shtyhet diku mbrapa foltores bashkë me Kuritn.

Të ngjashme