Lajme
Momenti kur aksidentohen autobusi e kamioni në Vragoli
Demokracia
18:24 | 13 Maj 2023

Share:

Një autobus nga Presheva ishte duke u kthyer nga ekskursioni me disa maturantë është aksidentuar në rrugën Prishtinë-Pejë më saktësisht në fshatin Vragoli.

Portali Indkesonline ka publikuar pamje nga momenti kur ka ndodhur ky aksident.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

 

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin.” – ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së, Bajram Krasniqi.

Ndërsa, 30 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë pasdites në magjistralen Prishtinë-Pejë më saktësisht në fshatin Vragoli.

 

LEXO EDHE:

Shqiprim Arifi konfirmon se nxënësit e aksidentuar në Vragoli janë maturantë nga Presheva

Të ngjashme