ShowBiz
Momenti i përplasjes së ashpër: Shqipja kap pirunin pasi Edona i hedh ujë në fytyrë
Demokracia
09:20 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm u shfaq nje videoklip i Shqipes dhe Edonës në një përplasje të ashpër.

Një debat mes dyshes nis në oborr, ku në bisedë e sipër Edona shihet që shpeshherë përqesh Shqipen per trupin e saj.

Më pas ato dyja vazhdojnë duke u përplasur edhe më ashpër, ku prezent ishin edhe banorët e tjerë.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo e gjitha eskalon kur Shqipja i afrohet shumë afër Edonës, në përplasje e sipër Edona i hedh ujë fytyrës.

Në reagimin e menjëhershëm pas kësaj, Shqipja kap një pirun, një veprim që shkaktoi shqetësim te Edona dhe te banorët e tjerë.

Ajo u arsyetua më vonë duke thënë  “gjithçka pritet prej Edonës”, të cilën e konsideron si një kërcënim të mundshëm për të.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024