Sport
Momenti i përplasjes mes futbollistëve pas derbit Partizani – Tirana, shkak u bë një flamur
Demokracia
12:27 | 03 Tetor 2022

Share:

Derbit më të mëdhenj të futbollit në çdo vend sjellin tensione të mëdha, sidomos kur ka një rivalitet të madh mes tifozëve të dy klubeve.

E tillë ishte situate edhe në Tiranë, ku gjatë fundjavës u luajt derbi i këtij qyteti mes Partizanit dhe Tiranës, shkruan Demokracia.com.

Tirana fitoi 0:2 dhe komplikoi situatën në renditje, ku tashmë Partizani ka vetëm një pikë më pak se Tirana.

Në fund të ndeshjes, futbollisti i ekipit mysafir, Albano Aleksi, ka krijuar tension mes futbollistëve, kur ka marrë flamurin e tifozëve të Tiranës dhe ka ardhur në qendër të fushës dhe e ka tundur atë.

Pas kësaj ka ndodhur një sherr, disa futbollistë të Partizanit, të cilëve kjo gjë nuk u ka pëlqyer, kanë tentuar t’i largojnë flamurin dhe duket se në fushë kanë qenë edhe tifozë, e njëri prej tyre më pas e mori flamurin dhe u largua./Demokracia.com/

Të ngjashme