ShowBiz
Momenti emocionues nga dasma e Ilirit, partnerja dhe vajza këndojnë dhe kërcejnë me këngën “Kuq e Zi”
Demokracia
19:22 | 29 Maj 2022

Share:

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri ka kurorëzuar dashurinë e tij me partneren.

Ata u martuan këtë të shtunë.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pafund pamje nga dasma e çiftit të njohur, ku ishin të ftuar personazhe “VIP”, gjithashtu të ftuar ishin edhe ish banorët e “BBV”.

Në mesin e ftuarit ishte edhe këngëtarja, Rovena Dilo, ka publikuar në ‘Instagramin’ e saj një moment mjaft të veçantë nga dasma.

Partnerja e Ilirit dhe vajza e tyre u shfaqen duke kërcyer nën ritmet e këngës “Kuq e zi”.

Ato duket që e kanë shijuar këtë moment, ndërkohë që edhe këndojnë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rovena Dilo (@rovenadilo)

Të ngjashme