Sport
Moment emocionues në Tiranë, tifozi shtiret si i sëmurë dhe më pas i propozon të dashurës për martesë
Demokracia
20:51 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Një tifoz në stadiumin “Air Albania” ka emocionuar të gjithë të pranishmit.

Ai është shtirur si i sëmurë teksa mjekët dhe stafi i Tiranës ndërhynë menjëherë.

Më pas erdhi e dashura e tij dhe ai u ngrit menjëherë duke i propozuar për martesë, raporton Panorama.

Ky moment është shoqëruar më puthje dhe me duartrokitje nga tifozët.

Tirana dhe Partizani përballen sot në kryeqytet në një ndeshje të madhe, e cila vendos për kreun e renditjes së Kategorisë Superiore Shqiptare në fund të vitit 2022.

Partizani i prinë renditjes me 26 pikë, kurse Tirana ndodhet e dyta me 25 sosh.

Dueli Tirana – Partizani është derbi më i madh i futbollit shqiptar që ngjallë interesim të jashtëzakonshëm.

Të ngjashme