Lajme
Molliqaj: Qershi për Kryeministrin, i hëngri fjalët e tij
Demokracia
17:33 | 24 Nëntor 2022

Share:

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik pranë objektit të ish-Rilindjes.

Ata kanë hedhur disa qershi dhe kanë vendosur një pankartë “Një grusht qershi për kryeministrin”.

“Kryeministri po i përdorë diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt, sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit. Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në komunikatën e PSD-së.

FOTO:

Të ngjashme