Lajme
Molliqaj: Kurti refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, por e pranoi në villën e Titos në Shën Naum
Demokracia
19:38 | 19 Mars 2023

Share:

Kryetari i Partisë Sociale Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me Marrëveshjen e Ohrit në një postim në Facebook. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, por e ka pranuar në vilën e Titos në Shën Naum.

Molliqaj ka shtuar se Kurti dhe krejt partia e tij kanë futur kokën në dhe si struci dhe kanë pësuar një disfatë.

Reagimi i kreut të PSD-së vije pasi kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan mbrëmë për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes së Normalizimit, në Prishtinë.

Postimi i plotë:

Aq e mirë na qenka marrëveshja saqë Kryeministri, me krejt partinë e tij, e kanë futë kokën në dhe si struci.

Si pas një stuhie apo pas një disfate. Sepse disfatë ishte. E Albin Kurti heshtet kështu si sot, pas secilës disfatë.

E refuzoi marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, por e pranoi në villën e Titos në Shën Naum. Dallimin bëjeni vetë.
#proteste

Të ngjashme