Lajme
Molliqaj komenton përgjimet e Kusarit: Nuk është hipokrizi, është potencial kriminal
Demokracia
17:19 | 10 Korrik 2023

Share:

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas publikimit të përgjimeve në Gazetën Nacionale, ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke koordinuar politika me Simiq.

Në bisedën mes tyre, dëgjohet edhe tek sa të dy flasin për një bisedë të Kusari-Lilës, me Millan Radojiçiq, të cilën e konfirmojnë të dy, por s’pajtohen për kohën. Tek sa Simiq i thotë Kusarit se ka folur 30-40 minuta me të, Kusari insiston se në fakt ajo me Radojiçiqin foli veç 2-3 minuta.

Molliqaj ka thënë se LVV është gju më gju me Radojiçiqin.

E plotë:

Gju më gju me Radojçiqin.

I dëgjuam. Janë gju me gju me Radojçiqin. Kaq larg janë gati të shkojnë këta që shpërndajnë certifikata kolaboracionistësh e patriotësh.

Kush s’guxon me mendu, s’ka sy me pa mbretin cullak. Mimoza e Slavko po flasin, muhabeti që e bëjnë nuk është ai i formalitetit kushtetues.

Slavko e Mimoza koordinojnë partneritetin VV-Srpska. VV e Srpska shkëmbejnë favore e punojnë bashkë. Koordinim ka, Srpska mundëson heqjen e veteraneve të luftës nga lista e pagës minimale.

Që do të kishe biseda me ministrin tënd, do ta kishim kuptuar. Skandaloze dhe e pafalshme është tema. Njeriu me të cilin negociuan e bën të rrezikshme situatën. Më shumë VV-në. Për heqjen e barrikadave paskan negociuar me Radojçiqin. Për Marrëveshjen e Energjisë, prapë lejen te Radojçiqi.

Nuk është hipokrizi, është potencial kriminal. Radojçiq ka qenë bashkëbisedues dhe palë negociuese e pranueshme për Qeverinë edhe pasi ka hyrë në listën e zezë të ShBA-së.

Të ngjashme