Lajme
Molliqaj: Aventurave në veri po iu vjen fundi, tash Kurti do të kthehet në dialog me flamuj serb
Demokracia
19:34 | 11 Mars 2024

Share:

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vendimit të KQZ-së ku ka miratuar shkurtimin e afateve të rregullta zgjedhore që lidhet edhe me votimin e largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore.

Molliqaj thotë se siç kanë paralajmëruar, “aventurave në veri po iu vjen fundi”.

“Tash ngadalë do t’i kthehemi realitetit në tryezen e dialogut, me flamuj serb në veri dhe militantë të ngopur nga era e përkohshme e shtetit aventurier.

Dallimi i vetëm është  pozicioni i dobësuar dialogues karshi Serbisë, nga sanksionet dhe irritimet e aleatëve”, shkruan ai.

Sipas të parit të PSD-së, “aventurat e Kryeministrit i paguan Kosova në dialog me realizimin e Asociacionit”.

Të ngjashme