Lajme
Modeli i Escobarit për Asociacionin hidhet poshtë në Serbi, duan kompetenca ekzekutive
Demokracia
19:58 | 28 Janar 2022

Share:

Për Serbinë çfarëdo modeli tjetër i Asociacionit të komunave me shumicë serbe përveç atij që e definon Marrëveshja e Brukselit është i papranueshëm, përfshirë edhe atë pa kompetenca ekzekutive, ka thënë Milovan Drecun, kryetari i Këshillit për Kosovën në Parlamentin serb.

Në një deklaratë për Tanjug, Drecun ka theksuar se sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni është definuar me kompetenca ekzekutive, duke shtuar se me Asociacionin nuk formohet nivel i dytë i qeverisjes, si dhe ky nuk është qëllimi i Beogradit, transmeton Demokracia.com.

“Escobar (emisari i SHBA-së për Kosovën) ka folur për atë që ndoshta duhet të mendohet që Asociacioni të definohet pa kompetenca ekzekutive apo që nuk duhet të ekzistoj nivel i dytë i qeverisjes dhe se mund të arrihet deri të ndonjë ndërlidhje ndërmjet vetëqeverisjeve lokale. Kjo duket të jetë një pikëpamje e tij në mënyrë që ta zgjidh problemin, respektivisht ta tejkalojë refuzimin e Prishtinës për formimin e Asociacionit”, ka thënë Drecun.

Ai ka shtuar se kjo për Serbinë është e papranueshme dhe ka përsëritur se Asociacioni duhet të formohet me kompetenca ekzekutive, të cilat sipas tij nuk nënkuptojnë asnjë nivel të dytë të qeverisjes, duke shtuar që në aspektin ligjor aktual në Kosovë nuk ekzistojnë mekanizma të cilët mund të garantojnë qëndrimin e serbëve dhe zhvillimin ekonomik, shkruan Demokracia.com.

“Prishtina nuk i dëshiron serbët në Kosovë, ajo dëshiron spastrim etnik dhe për këtë i ik formimit të Asociacionit”, ka shtuar Drecun.

Ai më pas e ka kritikuar Gabriel Escobarin, ndihmësin e sekretarit amerikan të Shtetit.

“Escobar në vend që të bëjë presion ndaj Prishtinës që ta formojë Asociacionin, ai tash Prishtinës po i bën lëshime dhe po del në anën e Kurtit për kërkesat e papranueshme që mos të formohet Asociacioni, respektivisht që mos të respektohet marrëveshja e Brukselit apo të formohet Asociacioni si një organizatë joqeveritare”, ka thënë ai. /Demokracia.com/

 

 

 

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024