Lajme
“Mitsotakis ia plasi në fytyrë Ramës…” | Non-Grata amerikano-britanike, Sali Berisha, i bën jehonë kushtëzimeve të padrejta të Greqisë për Shqipërinë
Demokracia
13:56 | 17 Tetor 2023

Share:

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është treguar i padrejtë në reagimin e tij, një ditë pas Samitit të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë në historinë e tij u mbajtë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Organizimi perfekt nën patronatin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, që mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor të shteteve jo-anëtare të BE-së dhe liderët e BE-së, nuk u vlerësua nga deputeti demokrat, Sali Berisha, shkruan Demokracia.com.

Non-grata i amerikanëve dhe britanikëve, Sali Berisha, i ka bërë jehonë kushtëzimeve të padrejta të Greqisë për rrugën evropiane të Shqipërisë me “çështjen Fredi Beleri”, kandidat fitues për kryetar të Bashkisë së Himarës nën logon e partisë së Sali Berishës, i cili po mbahet në burg nën akuzat për blerje votash në zgjedhjet e fundit.

“Samiti padyshim u mblodh si shpresë për të sjellë mbështetjen e BE për rajonin dhe Shqipërinë. Në fakt, të paktën për Shqipërinë, shpresa ngriu në oborrin e samitit. Kjo, sepse kryeministri i Greqisë ia plasi në fytyrë Edi Ramës në samit, duke deklaruar se Greqia do bllokojë Shqipërinë për arsye se ky vend, Shqipëria, nuk respekton shtetin ligjor dhe vlerat evropiane”, deklaroi Berisha paraditen e 17 tetorit. /Demokracia.com/

Të ngjashme