Lajme
Mitrovicë e Veriut, arrestohet 33-vjeçari, konfiskohen mbi 9 kg substancë narkotike
Demokracia
20:21 | 28 Tetor 2022

Share:

Një 33-vjeçar është arrestuar dhe është intervistuar nga Policia pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni policor në Mitrovicën e Veriut kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 9 kg substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë

Prishtinë, më 28 tetor 2022

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, pasi kanë pranuar një informatë për posedim të substancave narkotike dhe e kanë trajtuar në aspektin policor duke zhvilluar hetime paraprake, sot më 28.10.2022, kanë zbatuar një operacion policorë në Mitrovicën e Veriut me qëllim të kapjes së të dyshuarit dhe konfiskimit të substancave narkotike.

Policia sot, pasi ka pranuar urdhëresën për kontroll nga organet e drejtësisë, kanë kryer kontroll në një banesë ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit në atë lokacion policia ka arritur të gjejë e të konfiskojë 9 kg e 108 gr substancë që dyshohet se është marihuanë.

Në atë lokacion policia ka arritur ta arrestojë një të dyshuar mashkull 33 vjeçar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose analoge’.

Me aktvendim nga prokurori kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Të ngjashme