Lajme
Mitrovicë: Babai kanos me armë djalin e tij
Demokracia
09:50 | 23 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Një burrë është raportuar në polici se e ka kanosur me armë djalin e tij.

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë.

“KANOSJE/Mitrovicë 22.04.2023-15:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur  me armë zjarri nga babai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë kompetente”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullte./Demokracia.com/

Të ngjashme