Lajme
Mitrovicasi raporton në polici se ia vodhën 1 mijë euro nga llogaria bankare
Demokracia
10:10 | 05 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se dikush ia ka vjedhur 1 mijë euro nga llogaria bankare.

Në raportin e policisë thuhet se se viktima dyshon se vjedhjen e ka bërë një person që ia kishte dhënë veturën për regjistrim, përcjell Demokracia.com.

“HYRJE NË SISTEMIN KOMPJUTERIK – Rr. Nemanja, Mitrovicë 03.06.2022-21:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i janë vjedhur 1000 € nga llogaria bankare  dhe se viktima dyshon në një mashkull kosovar të cilit i kishte dhënë veturën për regjistrim ku ishte edhe kuleta me dokumente”, thuhet në raportin e PK-së.

Me tej thuhet se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme