ShowBiz
Miss Universe kthehet pas afër dy vitesh pauzë
Demokracia
15:56 | 04 Mars 2021

Share:

Miss Universe po kthehet.

Organizata e “The Miss Universe” njoftoi të mërkurën se gara e 69-të, po kthehet në një transmetim të drejtëpërdrejtë më 16 maj, një vit e gjysmë më vonë që nga shfaqja e fundit, transmeton Demokracia.com.

Konkursi po vazhdon pas një pauze për shkak të pandemisë Covid-19.

Presidentja e organizatës së Miss Universe tha ata kishin ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë dhe janë duke u përgatitur që në maj të kurorëzojnë një Miss Universe.

Ngjarja do të zhvillohet në Seminohole Hard Rock Hotel & Casino në Hollywood, Florida. /Demokracia.com/

Të ngjashme