Lajme
Misionari amerikan, Gregory Dow, arrestohet për krime seksi në një jetimore të Kenisë
Demokracia
13:21 | 06 Shkurt 2021

Share:

Misionari katolik amerikan, Gregory Dow, u dënua me 15 vjet heqje lirie për abuzim të vajzave të mitura në një jetimore të Kenisë, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Misionari amerikan kishte shkuar në këtë jetimore bashkë me gruan e tij në vitin 2008.

“Gregory Dow ishte ujk i veshur si dele”, tha Michael Driscoll i FBI.

Kjo jetimore ishte pjesërisht e financuar nga kishat në Lancaster i Pensylvanisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ka funksionuar për afër një dekadë deri kur Dow kishte ikur nga ky vend në vitin 2017.

Banorët e Kenisë janë tronditur se si Dow kishte arritur të ikte nga Kenia menjëherë pasi akuzat për abuzim ishin bërë publike. Ai ishte arrestuar në vitin 2019 prej FBI, e cila në raport thotë se ai kishte abuzuar seksualisht së paku katër vajza të mitura prej vitit 2013-2017./Demokracia.com

Të ngjashme