Lajme
Miroslav Lajçak javën tjetër pritet të vijë në Kosovë
Demokracia
17:58 | 13 Janar 2023

Share:

Javën e ardhshme, emisari  i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet të vijë në Kosovë.

Kështu kanë konfirmuar për Radiotelevizionin publik të Kosovës, burime mirë të informuara.

Ndryshe, edhe dje gjatë një interviste për RTK-në, kryeministri  Albin Kurti, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e bisedimeve në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se këto takime do të duhej të ishin çdo muaj, marrë parasysh dallimet e mëdha dhe mosbesimin në mes palëve.

Një vizitë e tillë e Lajçakut ndodh vetëm disa ditë pasi në Kosovë e Serbi, por edhe vende të tjera të rajonit, qëndroi këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Të ngjashme