“Shporta e konsumatorit kosovar do të jetë edhe më rëndë për nga pesha, edhe më e lirë nga çmimi”.
Kjo është një gënjeshtër e madhe të cilën e premtoi me gojën e tij, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 u bë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Por, me kalimin e ditëve, që nga 22 marsi i vitit 2021, kur ai mori besimin nga Kuvend, qytetarët e Kosovës janë ballafaquar me të kundërtën.
Dita-ditës pesha e shportës së konsumatorit ka rënë, ndërkohë që çmimi i saj është ngritur.
Premtimet e Albin Kurtit se me Qeverinë e Vetëvendosjes, qytetarët do të përfitonin ulje të çmimeve, pasi ishin tepër të larta, dolën se ishin vetëm një mashtrim për t’u ngjitur në pushtet.
https://demokracia.com/nuk-e-dinim-se-dikur-gjithcka-ishte-me-lire-derisa-erdhi-albin-kurti-me-faturat-e-shtrenjta/
STATISTIKA SHQETËSUESE, POPULLI PO HYN NË KREDI PËR TË MBULUAR SHPENZIMET MUJORE
Të dhënat e fundit të prezantuara nga Instituti GAP janë vërtetë shqetësuese. Qytetarët e Kosovës po hyjnë në kredi konsumuese, me qëllim që të arrijnë të mbulojnë shpenzimet e tyre mujore.
Sipas GAP, në vitin 2023, shuma totale e kredive është rritur me 114 milionë euro apo rreth 23% krahasuar me vitin 2022.
Pra, në vitin 2023, kjo shifër e kredive ka arritur në 608 milionë euro, ndërkaq në vitin 2022 ajo ishte në vlerën 494 milionë euro.
Rritja e kredive konsumuese filloi të bëhej alarmuese në vitin 2021 kur Albin Kurti dhe Vetëvendosje erdhën në pushtet. Në atë vit, këto kredi arritën në vlerën 527 milionë euro.
Jo vetëm kreditë, por qytetarët po hyjnë edhe në mbitërheqje apo shfrytëzim të overdraftit. Shifrat e prezantuara nga Instituti GAP tregojnë se mbitërheqjet/overdraftet janë rritur ndjeshëm që nga viti 2021, koha kur Albin Kurti dhe Vetëvendosje erdhën në pushtet. /Demokracia.com/