Lajme
Ministrja Rizvanolli njofton se janë sekuestruar 20 pajisje të kriptovalutave
Demokracia
14:20 | 16 Prill 2023

Share:

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka sekuestruar 20 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave.

Rizvanolli në një postim në rrjetin social “Twittet”, ka shkruar se këto dhe zhvillime të ngjashme në komunat veriore nuk kanë të bëjnë fare me marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë siç duan të paraqesin disa.

“Është një çështje e sundimit të ligjit kundër aktiviteteve të paligjshme”, ka shkruar ajo duke publikuar disa fotografi nga aksioni policor.

Të ngjashme