Lajme
Ministrja Hajdari thotë se “SHOTA” do jetë në Dubai, përgënjeshtrohet nga anëtari i këtij ansambli
Demokracia
22:37 | 15 Shkurt 2022

Share:

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore “Shota”, për festën e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës pritet të performojë në Prishtinë.

Kjo është planifikuar në agjendën e festimit të ditës së pavarësisë, që e ka publikuar sot Demokracia.com.

Por, edhe Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka shkruar se ky ansambël do të performojë në ekspozitën botërore “EXPO 2020 Dubai”, shkruan Demokracia.com.

“Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen ti marrin biletat falas për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai” me 17 shkurt 2022 . Ndërsa ceremoninë zyrtare të intonimit të himneve, e ngritjes së flamurit tonë, fjalimet përshëndetëse dhe paraqitjen e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “SHOTA”, mund ti ndiqni prej orës 16:00 në Al Ëasl Plaza në Dubai (13:00 – zona kohore e Kosovës), në të njëjtën ditë 17 shkurt, 2022.”, ka njoftuar Hajdari në Facebook.

Megjithatë, një anëtar i këtij ansambli e ka përgënjeshtruar ministren Hajdari.

Përparim Makolli, anëtar i Ansamblit “Shota”, i ka treguar Hajdarit se ky ansambël më 17 shkurt ka koncert në Prishtinë.

“Ansambli “SHOTA” ka koncert në Prishtinë me 17 shkurt e nderuar, mos e keni ngatrru me naj grup tjeter?”, ka komentuar ai në statusin e ministres Hajdari.

Ky është njoftimi i plotë i ministres Hajdari:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Për herë të parë Kosova po prezantohet në expozitën botërore ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve nga i gjithë globi.

Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në koordinim me ministritë tjera, ka marrë të gjitha masat që shteti ynë të prezantohet në formën më dinjitoze duke sjellur në pah potencialet dhe vlerat më të mira të kombit tonë. Për ti dhënë akoma më shumë vlerë kësaj paraqitje, tenori ynë i skenave ndërkombëtare njëherësh dhe Ambasadori i Kulturës, Rame Lahaj do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2022 në Amfiteatrin Milenium në Dubai, prej orës 21:30 (18:30 – zona kohore e Kosovës).

Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen ti marrin biletat falas për të hyrë në ”EXPO 2020 Dubai” me 17 shkurt 2022 . Ndërsa ceremoninë zyrtare të intonimit të himneve, e ngritjes së flamurit tonë, fjalimet përshëndetëse dhe paraqitjen e Ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “SHOTA”, mund ti ndiqni prej orës 16:00 në Al Ëasl Plaza në Dubai ( 13:00 – zona kohore e Kosovës), në të njëjtën ditë 17 shkurt, 2022.

Të interesuarit mund të lajmërohen për biletat pa pagesë deri më datën 15.02.2022 në numrin e telefonit: +971506648749

Të ngjashme