Lajme
Demokracia.com mëson agjendën e shënimit të 14 vjetorit të pavarësisë, ja kur do të parakalojë ushtria në shesh
Demokracia
17:16 | 15 Shkurt 2022

Share:

Të enjten, Kosova shënon përvjetorin e 14-të të shpalljes së pavarësisë.

Në këtë ditë të rëndësishme, Qeveria e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh, shkruan Demokracia.com.

Dita e shënimit të pavarësisë shënohet nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti.

Demokracia.com ka siguruar agjendën e shënimit të Ditës së Pavarësisë. Shënimi i përvjetorit të shtetësisë nis me vendosje të kurorave të luleve në varrezat e familjes së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në orën 09:10 deri në 09:30 .

Nderime me këtë rast do i bëhen edhe ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Vendosja e kurorave të luleve nga krerët e shtetit do të bëhet nga ora 10:30 – 10:35.

Pas kësaj, drejtuesit e shtetit do të vendosin kurora lulesh edhe mbi varrin e veprimtarit Adem Demaçi.

Në ora 11:00 është paraparë që të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.

Demorkacia.com merr vesh se në ora 12:00 është caktuar parakalimi i pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe atyre të Policisë. Kjo do të zgjasë deri në ora 13:00 dhe parakalimi i tyre do të bëhet në sheshin e kryeqytetit.

Po ashtu në 14:15:00 do të bëhet edhe përurimi i librit “78 Ditë Bombardime të NATO-s”. Pritja e përjetshme shtetërore do të nis në ora 16:00. Pas pritjes nga ora 17:00-18:00 do të mbahet koncerti i Filarmonisë së Kosovës me vepra shqiptare. Pas koncertit të Filarmonisë do të organizohet edhe një shfaqje nga Ansambli Shota dhe Ansamblit i Shqipërisë.

Dita e shënimit të 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës do të përmbyllet me një koncert në Kino Armata. /Demokracia.com/

Kjo është logoja e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Të ngjashme