Lajme
Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë nis vizitën në Ballkanin Perëndimor
Demokracia
09:28 | 05 Maj 2022

Share:

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, të enjten do të zbresë në Beograd.

Atje do të pritet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.

Ambasada gjermane në Serbi deklaroi se përveç Beogradit, Lambrecht do të vizitojë Sarajevën dhe Prishtinën.

Vizita e ministres gjermane të Mbrojtjes në rajon, ndodh në kohën kur në Berlin u mbajt takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Njëkohësisht, kjo vizitë po zhvillohet vetëm disa ditë pasi në rajon qëndruan zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit amerikan si dhe kongresistë.

Të ngjashme