Lajme
Ministrja e jashtme belge jep dorëheqje të përkohshme që të kujdeset për burrin e sëmurë
Demokracia
19:21 | 14 Korrik 2022

Share:

Zëvendëskryeministrja belge dhe ministrja e Punëve të Jashtme Sophie Wilmes tha të enjten se do të largohet përkohësisht nga qeveria për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj, i cili është diagnostikuar me kancer në tru, shkruan Reuters.

“Kjo sfidë e vështirë nuk është pa pasoja për familjen time dhe për këtë arsye edhe për rolin tim brenda qeverisë belge”, tha ajo në një deklaratë.

Wilmes, e cila ishte kryeministre e Belgjikës midis 2019 dhe 2020 dhe gruaja e parë në atë rol, merr leje të paktën deri në këtë verë, kur ajo dhe familja e saj do të rivlerësojnë situatën.

 

Të ngjashme