Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim të rëndësishëm për gratë shtatzëna
Demokracia
09:53 | 30 Qershor 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë derisa ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19, ka thënë se vaksinat që i përdor Kosova janë të sigurta.

Sipas njoftimit, vaksinat rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme.

“Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës”, thuhet në apelin e MSH-së.

Tutje, thuhet se vaksinimi gjatë shtatzënisë, gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.

“Nëna të mbrojtura-fëmijë të shëndetshëm!”.

Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë rastet e infektimit me coronavirus janë shënuar rritje. Vetëm të mërkurë, sipas MSH-së janë konfirmuar 177 raste pozitive. /Telegrafi/

 

Të ngjashme