Lajme
Ministria e Nagavcit i dërgon vendim me datë që nuk ekziston në kalendar, ish-këshilltari i Kurtit i bën horë
Demokracia
23:11 | 16 Shtator 2022

Share:

Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër ministren Nagavci dhe stafin e saj në lidhje me ‘paditurinë’ e tyre për njoftimin për aprovim në heshtje të një kërkese të tij nga MASHTI.

Berisha ka treguar se si për 45 ditë nuk është dorëzuar asnjë shkresë, kësisoj kërkesa është aprovuar në heshtje, duke shënuar datën 31.09.2022 e cila nuk ekziston në kalendar.

Ai ka thënë se Arbërie Nagavci dhe stafi i saj nuk e dinë se ajo mund të “nxjerrë vendime” e t’i nënshkruaj kur të dojë, por afatet fillojnë të rrjedhin ditën që ai vendim i dorëzohet palës.

“Dorëheqja nuk mjafton!” – ka thënë Berisha mes tjerash.

Postimi i plotë i Berishës, pa ndërhyrje:

SKANDAL!!!

Paramendojeni, sot pasi e publikova njoftimin per aprovim me heshtje te kerkeses time, ne oren 18:00 me dergohet nga znj. Fjona Hyseni (pa u nenshkruar se çfare funksioni ka dhe kush eshte), nje vendim te MASHT ku kinse kerkesa ime eshte refuzuar me daten para 2 jave.

Arbërie Nagavci dhe stafi i saj perpos qe nuk e dine se une nuk i jam drejtuar komisionit te ankesave, por ministres, por nuk e dine as se afatet fillojne te rrjedhin diten qe ai vendim i dorezohet pales. Mua per 45 dite nuk me eshte dorezuar asnje shkrese, prandaj kerkesa eshte aprovuar me heshtje. Veq po sharroni edhe ma thelle me paditurine tuaj. Me kenaqesine me te madhe ju çmontojme ?

Paramendojeni me dergojne nje vendim te nenshkruar nga nje anonimus (pa emer e mbiemer)…ku shkruan vetem kryetari i komisionit….

Prej sikletit qe kerkesa eshte aprovuar ne heshtje, ne subjektin e emailit e paskan shkruar daten 31.09.2022 (e cila nuk ekziston) edhe nese presim te kalojne dy jave.

Doreheqja nuk mjafton!

Të ngjashme