Lajme
Ministria e Infrastrukturës njofton për gjendjen e rrugëve
Demokracia
14:20 | 14 Shkurt 2021

Share:

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Sipas ministrisë, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës, shkruan Demokracia.com.

“Me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet e Republikës së Kosovës dhe 4 për autostradat, ka në përgjegjësi mirëmbajtjen e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale e autostradat dhe jo rrugët komunale. Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës pa ndëhyrje:

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Përkundër rreshjeve të pa ndërprera të borës dhe temperaturave të ulëta, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.

Theksojmë se MI, me 14 kompani të kontraktuara për 7 regjionet e Republikës së Kosovës dhe 4 për autostradat, ka në përgjegjësi mirëmbajtjen e rrugëve rajonale, magjistrale, nacionale e autostradat dhe jo rrugët komunale. Ministria është e gatshme që të ndihmojë secilën komunë, në rast të pranimit të kërkesave zyrtare.

Ministria e Infrastrukturës bën thirrje për të gjithë vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor./Demokracia.com

Të ngjashme