Lajme
Ministria e Financave e ndjek ‘trendin’, mbi 74 mijë euro ia ndan një eksperti për WEB
Demokracia
16:19 | 27 Dhjetor 2023

Share:

Trendin e angazhimit të ekspertëve po e ndjek edhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Ministria e udhëhequr nga Hekuran Murati së fundi ka dhënë një kontratë prej 74 mijë euro për një ekspert për WEB. Në po të njëjtën ditë ka ndarë mbi 33 mijë euro për një zhvillues të WEB’it. Avdyl Krasniqi është eksperti që do t’i marrë 3 mijë e 100 euro pagë mujore nga ministria në fjalë. E njëjta ministri edhe javën e kaluar ka angazhuar një ekspert me një kontratë prej mbi 88 mijë euro.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dhënë një tender prej 74 mijë euro. Kjo kontratë ka të bëj me angazhimin e një eksperti për WEB.

Kjo Ministri përmes procesit të prokurimit ditën e djeshme (26.12.2023) ka përzgjedhur Avdyl Krasniqin si ekspert, ai do marrë një pagë mujore prej 3 mijë e 100 euro.

Po në të njëjtën ditë, sërish për WEB por këtë herë për zhvillim të tij dha një tender tjetër prej 33 mijë e 600 euro.

Përfitues i këtij tenderi doli Korab Mustafa.

Edhe para një jave kjo Ministri kishte angazhuar një ekspert të inxhinierisë softuerike.

Kjo Ministri përmes procesit të prokurimit kishte përzgjedhur Atdhe Muhaxhirin si ekspert të inxhinierisë softuerike për sistemin e Tatimit në Pronë.

Ky ekspert i angazhuar nga buxheti i shtetit do të paguhet 87 mijë e 600 euro për dy vite punë, e që në pagesë mujore i bie 3 650 euro për muaj.

Një nga ekspertët më të përfolur kohëve të fundit ka qenë Gani Jakupi. Ai po i merr 7.500 euro pagë mujore nga Ministria e Punëve të Jashtme e Donika Gërvallës. Ai jeton në Spanjë por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami si ‘këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike’.

Kontrata pesë faqëshe, që përmban pjesën kryesore me tri fletë dhe dy me një aneks-kontratë, e obligon Jakupin qe merr 7,500 euro pagë mujore nga Kosova, që të angazhohet kryesisht në: takime me gazetarë, artistë, drejtorë festivalesh, etj.

ërveç pagës mujore, Jakupit i mbulohen nga buxheti i Republikës së Kosovës, edhe shpenzimet e takimeve me gazetarë e artistë.

Në kontratën bazë, Gani Jakupit i përcaktohet fushë-veprimtaria e takimeve me gazetarë e artistë në shtetet e Beneluksit (Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg).

Por në aneksin e kontratës, i zgjerohet edhe pak kjo fushë-veprimtari dhe i caktohet edhe: Brukseli e Parisi.

Insajderi pati raportuar për afërsinë e Jakupit me njerëz të lartë të pushtetit, si dhe mundësinë për konflikt interesi mes Jakupit e ambasadorit Bajrami.

Bajrami e Jakupi janë bashkëthemelues të festivalit ndërkombëtar të romanit grafik ‘GRAN Fest Kosova’.

Të ngjashme