Lajme
Ministria e Arsimit nuk po lejon aplikimin e nxënësve 5 vjeçar, prindërit fillojnë ankesat
Demokracia
20:08 | 25 Gusht 2023

Share:

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur mbrëmë vonë se nga sot, prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa e parë deri në të nëntën, mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore. Por, jo të gjithë nxënësit do ta gëzojnë të drejtën e njëjtë. Prindërit e fëmijëve 5 vjeçar që tashmë janë regjistruar në shkollë nuk do të marrin shifrën prej 80 euro.

Ministria e Arsimit nuk e ka paraparë një opsion që do të mund t’i linte këtë prindër të aplikonin. Në platformën e-Kosova prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga mosha 6 vjeçare e tutje.

L. K, nga Fushë Kosova tha se fëmiu i tij që tani është 5 vjeçar në shtator mbush 6 vjeç dhe se tashmë është regjistruar në shkollë. Por, nuk po mund të aplikojë për të përfituar subvencionim që të ja blejë tekstet shkollore, shkruan Insajderi.

Ai e quajti diskriminim moslejimin për aplikim.

“Pas publikimit për aplikim me tekste shkollore në eKosova, sistemi nuk e pranon aplikimin tim si prind për arsye që femiu im nuk i ka mbushur akoma 6 vite (6 vite i mbush në fund të muajit shtator).
Unë, fëmiun tim e kam regjistruar në klasë të parë ndërsa nuk mund të përfitoj për tekste shkollore dhe diskriminohet për shkak te paaftesise dhe tekeve te njerëzve në ministri e në Qeveri“, tha ai.

Sipas vendimit do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), po konsideron mjetet e ndara nga Ministria e Arsimit mund të mosmjaftojnë për t’i blerë librat nga prindërit.

Të ngjashme