Lajme
Ministri thotë se rreth 26 mijë familje sot marrin dyfishin e socialit
Demokracia
10:01 | 27 Prill 2022

Share:

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale, do marrin shtesën prej 100 eurosh.

Kështu ka bërë të ditur Murati përmes një postimi në Facebook.

”Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.

Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.

Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!”.

Të ngjashme