OpEd
Ministri i Çekisë, Martin Dvorak tregon rrugën drejtë BE-së
Demokracia
20:10 | 25 Janar 2024

Share:

Shkruan: Albert Prenkaj

Me kohë dialogu Kosovë-Serbi është shndërruar në adutin kryesorë dhe temë kryesore e bisedave bilaterale dhe multilaterale.

Si për Serbinë që dialogu është element kyç i kapitujeve të acquis për integrim në BE, në rrugën e saj për në BE, Serbia duhet në mënyrë të qëndrueshme të përmirësojë raportet me Kosovën, është kërkesë e qartë e vet BE-së. Dhe kjo ndodh me vet fajin e Beogradit zyrtarë i cili tregon jo-konstruktivitet.

Në anën tjetër dialogu për Kosovën është bërë kusht për të gjitha proceset ndërkombëtare dhe madje bilaterale.

Negociatorët e Kosovës që krekosen me “ruajtje të Kushtetutës” dhe mos-implementimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, me zbritjen e nivelit të negocimit tek temat teknike: targat e veturave, peticioni për zgjedhjet lokale, politika unike monetare, karshi temës thelbësore politike që është akomodimi i komunitetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe përtej kornizës së Dokumentit të Ahtisarit, pra Kushtetutës së Kosovës, po përpiqen të manovrojnë për nevoja të konsumit të brendshëm.

Mu ashtu siç është blasfemia në rrafshin e Politikës së Jashtme, kritika dhe kërkesa për revidim të politikës së ShBA-së dhe BE-së karshi dialogut Kosovë-Serbi.

A nuk është në linjë me reagimet e autoriteteve të Serbisë meqë Kosova kërkon që jo vetëm të hiqen masat e BE-së, por “më e rëndësishmja, dialogut duhet të ndahet nga procesi integrues i Kosovës”. Edhe Serbia po kërkon të mos kushtëzohet

me dialogun me Kosovën.

“…integrimi i Kosovës në BE është fuqishëm i lidhur me dialogun me Serbinë”, është insistim i qartë që BE e potencon përmes ministrit të Çekisë, Dvorak.

Është e qartë tashmë një kohë se prioritet i lartë shtetërorë dhe i Politikës së Jashtme do të duhej të jetë dialogu me Serbinë, dialog që ruan sigurinë dhe paqen rajonale, mundëson bashkëpunimin rajonal dhe tregon seriozitet shtetërorë në rrafshin bilalateral dhe atë multilateral.

“Mos fluturoni largë e lartë, qëndroni në distancë të duhur”, ishte këshilla e një miku.

 

Të ngjashme