OpEd
Thirrja e opozitës, sepse Kurti e di që s’do të qeveris kurrë më vetëm
Demokracia
10:59 | 12 Maj 2024

Share:

Takimi mes Qeverisë dhe Opozitës: Hapi i Parë Drejt Bashkëpunimit dhe Koalicionit të Ardhshëm Qeverisës

E mirëpres ftesën e kryeministrit për takim me opozitën. Kjo është rruga e duhur. Opozita nuk duhet me e refuzu këtë ftesë. Ti mundesh me pas qëndrime të kundërta apo të ndryshëm me qeverinë.. por në takim duhet me pjesëmarrë. Edhe armiqët në luftë komunikojnë e takohen mes vete. Kështuqë takimi duhet të zhvillohet dhe është ngjarje e mirë që po ndodhë.

Shkruan: Shenoll Muharremi

Këta njerëz, politikanët e qeveritarët tanë që i kemi votuar ka kohë që nuk janë takuar bashkë. Ata po polarizojnë shoqërinë skajshmërit me diskursin e tyre dhe nuk po takohen mes vete për të diskutuar. Kjo është primitive dhe nuk është aspak e dobishme.

Edhe pse mund të ketë një ‘dreqni’apo një siklet apo një interes Kurti kur e bënë këtë thirrje, takimi duhet të zhvillohet. Komunikimi, takimet mes udhheqësve të partive duhet të jenë punë e zakonshme.

Po e përsëris, ti mund të mos pajtohesh e të kesh politika totalisht të ndryshme… por duhet të takohesh. E vetmja rrugë përpara është komunikimi politik në nivelin më të larte. Ne duhet të mësohemi të arrijmë konsensu për disa fusha me rëndësi të lartë publike. E konsensusi arrihet vetëm duhet u takuar e bashkëbiseduar. Ne ende nuk jemi në gjendje aktualisht të zhvillojmë temat e rëndësishme me konsensus, kjo duhet të përmirësohet.

E sa i përket interesit të Kurtit, qeverisë e VV-së… përpos që ata po tentojnë të tregohen më ‘demokrat’ më të ‘matur’ se tjetët me këtë ftesë, ndoshta ka këtu diçka edhe më shumë në këtë ftesë.

Albin Kurti e di shumë mirë që ai më asnjëherë nuk do të qeverisë vetëm. Atij i duhet një partner i koalicionit. Ai duhet të filloj të i mësoj militantët e vet me partitë tjera, ndaj të cilave ndoshta ka qenë i ashpër. Pra një ndryshimi diskursi të VV-së ndaj partive opozitare mund ta presim në periudhën e ardhshme.

Ende askush, përfshi atë vet nuk e di saktësisht cili do të jetë partneri i ardhshëm qeverisës i VV-së. Sikurisht që një grup me ndikim ndërkombëtar e preferon dhe punon për një qeveri pa VV, por kjo nuk duket të jetë e arsyshme kur merret parasyesh ndikimi dhe përkrahja ende shumë e lartë për VV.

Në fakt, sa i përket zgjedhjeve, sa më i vogël partneri i koalicionit, aq më mirë për Kurtin e VV-në. Por atij mund të i duhet edhe një partner më i lartë dhe më kredibil, më i qëndrueshëm. Sidomos një partner ky ai e ‘delegon’ zbatimin e asociacionit, një përgjegjësi historike që po tmerron Kurtin qe sa kohë dhe që ai nuk dëshiron ta bëjë vet.

Kështuqë ky takim është edhe një hyre, prelude, në arritjen e koalicionit dhe partneritetit të ardhshëm qeveritar. Njëra nga këto parti do të jenë partneri i koalicionit të Albin Kurtit pas zgjedhjeve të ardhshme. E cila saktësisht, mesiguri mvaret nga rezultatet finale të numrimit të votave pas zgjedhjeve të ardhshme.

Të ngjashme
OpEd • 30 Maj 2024
OpEd • 29 Maj 2024