Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pritur nga Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Suella Braverman, ndërkaq kanë biseduar edhe për çështjen e emigracionit.
Ministri Çuçi tha se shqiptarët janë një komunitet vital dhe i integruar në Mbretërinë e Bashkuar.
“Me homologen britanike Suella Braverman diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh për të adresuar çështje komplekse si emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar, fenomene transnacioanle që kurrsesi nuk mund të identifikohen me etni të caktuara.
Ndava me homologen time shqetësimin se është e patolerueshme që komuniteti shqiptar të veçohet dhe stererotipizohet vetëm nga disa personazhe të botës ilegale”, tha ai.
Sipas tij, këto çështje nuk do t’i pengojnë në bashkëpunimin e tyre.
“Qasja jonë është se emigracioni i paligjshëm nuk mund të adresohet si problem pa përmirësuar kushtet e emigracionit përmes rrugëve legale. Në këtë pikë i kërkova homologes Braverman të rishikojnë edhe njëherë regjimin e trajtimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, për t’i lehtësuar në raport me mundësi të reja punësimi apo lëvizjet sezonale.