Lajme
Mimoza Kusari tregon arsyen e largimit të vëllait të saj nga Kosova
Demokracia
23:27 | 18 Mars 2022

Share:

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka treguar arsyen e largimit të vëllait të tij nga Kosova.

Duke folur për këtë çështje, Kusari-Lila ka thënë se vëllau i saj nga Kosova është larguar me qëllim të studimeve dhe aftësim profesional.

Ajo po ashtu ka deklaruar se mbështetja e saj për kodin civil nuk ka të bëjë më çështje personale por në besimin në të drejtat e njeriut.

“Bindja ime, në një farë mënyre, prezantimi im nuk ka dashur të jem reflektim i situatës personal. Ky ka të bëjë ekskluzivisht ë besimin për të drejta për liritë elementare njerzore. Nuk duhet të bërë kalkulime politike mbi faktin që jetojmë në një shoqëri konservatore dhe humbim vota nëse e mbështetim atë”,  ka thënë Kusari-Lila.

“Mendojnë se humbin vota nëse i mbështesin martesat e gjinisë së njëjtë”: Kusari-Lila mesazh të fuqishëm LVV-së

Të ngjashme