Lajme
“Mendojnë se humbin vota nëse i mbështesin martesat e gjinisë së njëjtë”: Kusari-Lila mesazh të fuqishëm LVV-së
Demokracia
18:22 | 18 Mars 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që ta kalojë Projektkodin Civil që lejon martesën mes gjinive të njëjta. Kundër votuan 29 deputetë, 14 prej tyre të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari – Lila në ATV, ka deklaruar se disa prej deputetëve po bëjnë kalkulime politike në lidhje me votimin e këtij Projektkodi, raporton Demokracia.com.

“Kjo ka të bëjë me besimin për të drejtat, liritë elementare njerëzore që mendoj se e kemi obligim. Nuk duhet bërë kalkulime politike mbi faktin se jetojmë në një shoqëri konservatore, ashtu siç po e perceptojnë, dhe humbin vota nëse e mbështesin këtë kod civil”, ka deklaruar ajo.

Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, pasi 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar, raporton Demokracia.com.

Në momentin e votimit në Kuvend ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.

Deputetët që votuan kundër ishin: Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV), Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK), Pal Lekaj (AAK), Bekë Berisha (AAK), Albana Bytyçi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK)

Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë./Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Këta janë deputetët që votuan pro dhe kundër Projektkodit që lejon martesën e gjinisë së njëjtë

 

Të ngjashme