Lajme
Milot Rashica kontribuon me asistim në fitoren e Besiktasit
Demokracia
20:19 | 30 Tetor 2023

Share:

Pas humbjes javën e kaluar në derbin ndaj Galatasarayt, Besiktasi u rikthye sonte te fitorja në Superligën e Turqisë.

Skuadra e drejtuar nga Hari Vukas triumfoi ndaj Gaziantepit, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë – shkruan Gazeta Express.

Përballja në stadiumin “Turpas” u mbyll me rezultatin 2:0.

Milot Rashica ishte titullar edhe sonte, teksa luajti tërë ndeshjen. Ai la gjurmë duke kontribuar me një asistim.

Vushtrriasi asistoi te goli i dytë i ndeshjes, i shënuar nga Cenk Tosun (75’). Për reprezentuesin e Kosovës ishte ky asistimi i parë në elitën turke, krahas dy golave në tetë paraqitje.

Goli i tjetër në fitoren e gjigantit turk u shënua nga Salih Ucan (63’).

Besiktasi pas kësaj fitore ka 19 pikë dhe renditet i katërti në tabelë.

Të ngjashme