Lajme
Milo Gjukanoviq shpallë kandidaturën për një mandat të tretë për president të Malit të Zi
Demokracia
19:17 | 25 Shkurt 2023

Share:

Kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve në Mal të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se kandidatura e tij për president është “shprehje e përgjegjësisë ndaj Malit të Zi, i cili është në telashe të mëdha”.

Në konferencën për media, pas paraqitjes së propozimit për kandidaturë për president, ai tha se në garën zgjedhore futet me synimin për të fituar sa më bindshëm dhe sa më shpejt, raporton Vijesti, përcjell Demokracia.com.

“Kandidatura ime është shprehje e përgjegjësisë ndaj Malit të Zi, i cili po përballet me probleme serioze. Shprehje e shqetësimit për rrezikimin e arritjeve të zhvillimit të Malit të Zi modern, të cilit i kam kushtuar gjithë jetën”, ka deklaruar Gjukanoviq.

Gjukanoviq ka theksuar se beson se do të krijojë kushtet për normalizimin e jetës politike në Mal të Zi. /Demokracia.com/

Të ngjashme