Sport
Milanin dhe Napolin vetëm fitorja i bënë lider, formacionet zyrtare
Demokracia
19:45 | 18 Shtator 2022

Share:

Milani dhe Napoli do të përballen sonte në kuadër të xhiros së shtatë kampionale në Serie A.

Stadiumi “San Siro” është arenë e përballjes ndërmjet dy skuadrave që synojnë fitore, shkruan Demokracia.com.

Triumfi për dy ekipet do të ishte i rëndësishëm për faktin se do të ngriteshin në kuotën e 17 pikëve dhë njëkohësisht do të merrnin lidershipin.

Për Napolin nga minuta e parë do të startojë mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.

Sfida mes Milanit dhe Napolit nis nga ora 20:45.

Formacionet zyrtare:

Milan: Maignan, Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali, Saelemaekers, De Ketelaere, Kruniq; Giroud

Napoli: Meret, Di Lorenzo, Rrahmani, Minjae, Mario Rui, Anguissa, Lobotka, Zielinski, Politano, Raspadori, Kvaratskhelia./Demokracia.com/

Të ngjashme