Sport
Milani konsideron shkarkimin e Stefano Piolit
Demokracia
13:13 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Trajneri Stefano Pioli thuhet se është nën vëzhgim nga drejtuesit e klubit pas barazimit 2-2 të Milanit kundër Salernitanas.

Sipas mediumit italian La Gazzetta dello Sport, Pioli mund të shkarkohet pas një barazimi zhgënjyes 2-2 kundër Salernitana të premten mbrëma.

Kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjë ndeshje si mysafirë në Serie A për tre muaj dhe janë tetë pikë poshtë liderit të tabelës Interit, por rivalët e tyre të qytetit kanë një lojë më pak.

Sipas gazetës italiane, drejtuesit e Milanit nuk janë vetëm të zhgënjyer nga rezultatet, por edhe nga dëmtimet e shumta të pësuar nga lojtarët këtë sezon dhe drejtorët e klubit mendojnë se Pioli dhe stafi i tij kanë një pjesë të përgjegjësisë.

Gazeta rozë pretendon se intervista e trajnerit pas ndeshjes të premten gjithashtu nuk u vlerësua nga klubi pasi Pioli dukej shumë i nënshtruar.

Gazetari Luca Bianchin pretendon se drejtorët dhe pronari i Milanit, Gerry Cardinale tani po shqyrtojnë hapat e ardhshëm. Besohet se do të dëgjohet edhe mendimi i lojtarit për të ardhmen e Piolit.

“Vendimi përfundimtar i Cardinales mund të shkojë në një mënyrë ose në tjetrën”, ka shkruar Gazzetta dello Sport.

Daniele Longo i Calciomercato.com gjithashtu konfirmoi se Pioli është nën vëzhgim.

Të ngjashme