Sport
Milani barazon në udhëtim te Sassuolo, Maignan heroi i kampionëve
Demokracia
20:27 | 30 Gusht 2022

Share:

Milani ka barazuar në ndeshjen e javëes së katërt në elitën e futbollit italian kundër Sassuolos në udhëtim.

Rezultati në “Mappei Stadium” ishte i pandryshuar 0-0 duke bërë që skuadrat të pajtohen me nga një pikë, shkruan Demokracia.com.

Përkundër rasteve, “Rossonerët” ishin me fat që arkëtuan një pikë në këtë udhëtim, për shkak se Sassuolo kishte disa mundësi të mira, sidomos ajo e minutës së 23-të kur Berardi nuk shënoi nga penalltia.

Mike Maignan, portieri i “kuqezinjve” priti goditjen e italianit duke mbajtur portën e paprekur dhe për këtë ka merita të mëdha.

Penallti në ndeshjen Sassuolo – Milan, sulmuesi dështon të shënon

Me këtë pikë, Milani vazhdon të mbetet lider me tetë pikë, por pozitën e liderit mund ta humbet pasi është vetëm një pikë larg pesë skuadrave që ende nuk e kanë zhvilluar sfidën e kësaj xhiroje.

Sassuolo në anën tjetër ka pesë pikë në pozitën e 10-të./Demokracia.com/

Të ngjashme