ShowBiz
Mila Kunis, para dhe prapa kamerave të filmit “Luckiest Girl Alive”
Demokracia
15:25 | 23 Shkurt 2021

Share:

Mila Kunis do të jetë pjesë e filmit më të ri nga Netflix, “Luckiest Girl Alive”.

Në filmin me regji nga Mike Barker dhe Jessica Knoll, Kunis do të ketë rolin kryesor në film dhe do të punojë në produksion, shkruan Demokracia.com.

Bazuar në librin më të shitur nga Jessica Knoll, ngjarja zhvillohet rreth jetës së një vajze të quajtur Ani FaNelli e cila është redaktore e një reviste dhe përgatitet për t’u martuar.

Sidoqoftë, jeta e saj në dukje e përsosur fillon të zbërthehet kur ajo intervistohet për një dokumentar krimi, duke kujtuar se ishte sulmuar seksualisht kur ishte adoleshente.

Knoll fillimisht pretendoi se përdhunimi në bandë, në roman ishte trillim, por më vonë shkroi një ese duke pranuar se ishte nxjerrë nga përvoja e saj traumatike si adoleshente.

“Unë isha aq e kushtëzuar që të mos flisja për këtë saqë nuk më shkoi në mendje që të tregoja të vërtetën”, tha ajo për New York Times në 2016. “Unë dua t’i bëj njerëzit të ndjehen sikur mund të flasin për këtë, nuk duhet të turpërohen për të”.

Në fillim të këtij muaji, Kunis luajti në filmin e ri Breaking News. /Demokracia.com/

Të ngjashme