Sport
Mike Tyson akuzohet sërish për përdhunim: “I thashë të ndalonte, por ai vazhdoi të më sulmonte”
Demokracia
20:48 | 24 Janar 2023

Share:

Boksieri legjendar Mike Tyson po përballet sërish me akuza për përdhunim, nga një grua që e akuzon atë se e ka ngacmuar në vitin 1990.

Gjegjësisht, ajo ka treguar se boksieri e ka përdhunuar në një limuzinë pasi e ka takuar në klubin e natës Albany dhe se më pas ka pësuar “lëndime fizike, psikologjike dhe emocionale”. Ajo e ka paditur atë për 5 milionë dollarë.

Ky pretendim përkon me pretendimin e Desiree Washington se ajo u përdhunua nga Tyson në Indianapolis.

“I thashë disa herë të ndalonte, por ai vazhdoi të më sulmonte. Më pas më zhveshi dhe më përdhunoi”, deklaroi ajo dhe shtoi se donte të qëndronte anonime për të mos pasur probleme./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024