Lajme
Miftaraj, VV-së: Mos iu gëzoni vendimit të gjykatës për këmbimin e pronave, jeni përgjegjës sa Përparim Rama
Demokracia
14:12 | 06 Shkurt 2024

Share:

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar zyrtarët e VV-së, të cilët po i gëzohen vendimin të Gjykatës Themelore të Prishtinës për shtyrjen e zbatimit të vendimin për këmbimin e tokave në Prishtinë.

Ai ka bërë me dije se në këtë skandal VV-ja ka përgjegjësi sa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se për këmbimin e tokave VV-ja ka bashkëpunuar me LDK-në.

“Ju te VV qe po e pelqeni vendimin e Gjykates Themelore ne Prishtine per suspendimin e vendimit te komunes se Prishtines per pronat, dijeni se sa pergjegjesi ka Perparim Rama dhe LDK njejte ka edhe LVV. Bashkepunim i jashtezakonshem LDK dhe LVV per prona multi milionshe. Ne te njejten kohe iu urojme humbje te tilla edhe ne te ardhmen kur beni perpjekje me demtu interesin publik me dhjetera apo qindra miliona Euro”, ka shkrua Miftaraj.

Të ngjashme