Lajme
Miftaraj reagon ndaj Haradinajt: Rinumërimi total i votave nuk është fontanë dëshirash por procedurë
Demokracia
13:57 | 11 Mars 2021

Share:

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt, për rinumërimin total të votave.

Ehat Miftaraj drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për rinumërimin total të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Miftaraj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin Facebook tha se rinumërimi total i votave është procedurë e jo siç u shpreh ai, fontanë dëshirash, përcjell Demokracia.com.

“Rinumërimi i votave në tërë territorin e Kosovës nuk është fontanë dëshirash, por procedurë”, ka shkruar Miftaraj.

Lexo edhe: 

Pas skandalit të vjedhjes së votave, Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave

Ai tutje tha se rinumërimi i votave në total nuk varet nga teket e dikujt.

“Vetëm pse dikujt i teket pas konsumimit të një  xhygym çaji me i rinumëru votat nuk do të thotë se është legjitime dhe e drejtë”, shtoi Miftaraj.

Statusi i plotë i Miftarajt pa ndërhyrje:

Rinumerimi i votave ne tere territorin e Kosoves nuk eshte fontane deshirash, por procedure!

Vetem pse dikujt i teket pas konsumimit te nje xhygym çaji me i ri numeru votat nuk do te thote se eshte legjitime dhe e drejte.

Procesi i ankimimit eshte ne Gjykate Supreme dhe ajo e vlereson çdo ankese veç e veç. Durim dhe respektim i autoritetit te Gjykates Supreme deri neser dhe ruajtje e integritetit te procesit zgjedhor./Demokracia/

Rinumerimi i votave ne tere territorin e Kosoves nuk eshte fontane deshirash, por procedure!

Vetem pse dikujt i teket…

Posted by Ehat Miftaraj on Thursday, March 11, 2021

 

Të ngjashme