Lajme
Miftaraj: Nëse nuk dekretohen gjyqtarët e rinj, Kushtetuesja mbetet jofunksionale nga 30 dhjetori 2024
Demokracia
13:26 | 03 Shkurt 2024

Share:

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se nëse nuk dekretohen gjyqtarët e rinj, nga 30 dhjetori 2024 Gjykata Kushtetuese do të jetë jofunksionale pasi mbetet pa kuorum.

Miftaraj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në një situatë të tillë nuk funksionon institucioni kryesor për mbrojtjen e Kushtetutës.

“Të gjithë qytetarët, rastet e të cilave janë duke u trajtuar apo do të deponohen në ndërkohë, nuk do të kenë qasje në këtë Gjykatë. Në anën tjetër, të gjitha projektligjet që kontestohen nga 10 apo më shumë deputetë, para se të njëjtat të dërgohen për dekretim tek Presidentja, do të mbesin të pezulluara.” – tha ai.

Në fund, Miftaraj ka shkruar se nëse Kuvendi ëprfundon mandatin e rregullt, zgjedhjet duhet të bahen deri më 16 shkurt 2025.

Kështu, sipas tij “mos dekretimi i gjyqtarëve të rinj do të bëjë që Gjykata Kushtetuese do të jetë jofunksionale gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së Qeverisë”.

Postimi i plotë:

Të ngjashme